×
Secondary Adv

Keni pire dhe keni dhimbje koke, shkenctaret kane gjetur zgjidhjen

Share on Google+



Pas një nate të rëndë, me alkool dhe cigare, sistemi juaj imunitar është i detyruar që të jetë më i fortë. Kjo është për shkak se trupi është nën stresin oksidativ - një proces që mund të ndodhë pas pirjes së duhanit apo alkoolit. Tani, për herë të parë, shkencëtarët kanë treguar se dozat e larta të vitaminës E, që gjenden në ushqime të tilla si lakëra jeshile apo bajamet, mund të zbusin stresin e qelizave të imunitetit.


Kurdo që një virus apo patogjen tjetër hyn në trupin tonë, një grup i caktuar i qelizave imune - qelizat T 0 fillojnë veprimin dhe përhapen me shpejtësi. Një nën-grup i këtyre qelizave, qelizat CD8 + T, eliminojnë virusin duke vrarë qelizat që janë infektuar. Qelizat e tjera, të njohura si qelizat CD4 + T, koordinojnë reagimin imun ndaj të gjitha llojeve të patogjenëve. Por duhet të kaloje një jave para se këto qeliza T të fillojë që të japin ndikimin e tyre mbi një virus.
Qelizat ndahen çdo tetë deri në dymbëdhjetë orë, dhe marrin disa ditë për të mbledhur forcat e qindra e mijërave qelizave: të mjaftueshme për të mbuluar infeksionin. Sipas një studimi të ri kjo përgjigje imune nuk funksionon nëse stresi oksidativ ka dëmtuar qelizat T dhe ka privuar mjetet e tjera të trupit që i duhen për riparimin e tyre.


Një qelizë e bardhë gjaku, e njohur gjithashtu si një qelizë T, mbart struktura të posaçme në sipërfaqe të saj me të cilën arrin që të njohë patogjene të veçanta. Nëse qelizat e imunitetit nuk kanë riparimin e enzimës Gpx4, qelizat T vdesin dhe kjo do të thotë që sistemi ynë imunitar bëhet i dobët dhe infeksioni mund të jetë kronik. Kjo enzimë është përgjegjëse për dëmtimin oksidativ tek membrana qelizore.
Kur u testuan qelizat imune tek minjtë, të cilëve u mungonte enzima e riparimit, hulumtuesit të udhëhequr nga Manfred KOPF, një profesor në ETH Zürich, ishin në gjendje që të ruanin qelizat imune falë një përzierje me një dozë të lartë të vitaminës E në ushqimin e kafshëve.


Vitamina E ishte një antioksidant i mjaftueshëm për të mbrojtur membranat qelizore të qelizave T nga dëmtimi, kështu që ato mund të shumoheshin duke shmangur infeksionin viral. Në 500 miligram për kilogram ushqimi tek miut, sasia e vitaminës E ishte dhjetë herë më e lartë se sa ishte e pranishme në ushqimin e tyre normal.
“Puna jonë tregon se edhe një defekt gjenetik në një pjesë të madhe të antioksidatëve të një qelize mund të kompensohet falë një dozë të lartë të vitaminës E. Dhe kjo gjetje është e re dhe e habitshme”.


Ajo që Kopf nuk është ende i sigurt është se cili do të jetë ndikimi dhe cfarë rezultatesh do të ketë studimi i tyre në shëndetin e njeriut. Ai pohon se njerëzit me nivel normal shëndeti dhe një dietë të ekuilibruar nuk duhet të marrin shtesë vitaminën E. Por ai shtoi gjithashtu se një shtesë e vitaminës E ose antioksidantëve të tjera liposoluble mund edhe të ketë kuptim në shumë raste të stresit oksidativ, që mund të shfaqet në situata të përditshme të tilla si një infeksion apo ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.


Si ndikojnë në shëndetin e njeriut?
Trupi ynë vazhdimisht reagon duke marrë oksigjen dhe qelizat prodhojnë energji. Si pasojë e këtij aktiviteti, molekulat shumë reaktive që prodhohen njihen si radikale të lira. Radikalet e lira ndërveprojnë me molekulat e tjera brenda qelizave. Kjo mund të shkaktojë dëme oksidative tek proteinat, membranat dhe gjenet.


Dëmi oksidativ ka qenë i implikuar në çështjen e shumë sëmundjeve, të tilla si kanceri dhe Alzheimeria dhe ka një ndikim të madh në procesin e plakjes të trupit. Faktorët e jashtëm, të tillë si ndotja, alkooli, rrezet e diellit dhe pirja e duhanit, gjithashtu shkaktojnë prodhimin e radikaleve të lira.


Më të lexuarat